Struga Trim Lum nisi përgatitjet me Besmir Bojkun bashkë

Pas Shkëndijës dhe FC Shkupit, edhe skuadra e tretë shqiptare në Ligën e Parë, Struga Trim Lum, ndezi motorët për sfidat që e presin këtë verë. Siç dihet që të tre këto skuadra do të përfaqësojnë Maqedoninë në Europë, duke u renditur  në pozitat 1, 2 dhe 3, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum bëri një sezon historik, duke u renditur në pozitën e tretë, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në ndeshjet e “UEFA Europe Conference League”.

Pushimet për futbollistët e Struga Trim Lum përfunduan sot, ndërsa Zaharievski bashkë me stafin e tij para futbollistëve shpalosi plan programin në prag të ndeshjes së parë historike në Europë.

Kujtojmë Struga Trim Lum emrin e kundërshtarit do ta mëzojë me 15 qershor, ndërsa në këto gara kjo skuadër do të jetë më e fortë për Besmir Bojkun, që për momentin është blerja e vetme e drejtuesve të skuadrës strugane.

Leave a Reply