Goli i Shaqirit me gërshërë nda Polonisë zgjidhet si më i miri nga BBC (VIDEO)

Goli i yllit shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqirit që shënoi në 1/8 e finales të Europianit 2016 kundër Polonisë ka dal triumfues në garën “BBC Sport’s European Goal Contest”.

36 % të votave ka fituar goli i Shaqirit i shënuar me gërshërë në ndeshjen kundër Polonisë.

Në këtë garë për golin më të mirë, ishin plotë 12 gola të ndryshëm të shënuar nga futbollistë të ndryshëm në europianin e fundit, që u zhvillua në Francë.

Zvicra falë golit të Shaqirit të shënuar në minutën e 82-të në mënyrë akrobatike kishte arritur që të barazojë rezultatin kundër Polonisë, mirëpo në fund “helvetikët” ishin eliminuar, pasi kishin dështuar në ruletin e penaltive (4:5).

Leave a Reply