Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë të grupit “D” në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas barazimit 0:0 në transfertë ndaj Azerbajxhanit, Kosova kësaj rradhe në terren vendas do të mirëpret Ishujt Faroe.

Për këtë ndeshje trajneri Bernard Çallandes pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Sipas një parashikimi të “kosovan futboll”, ndryshimi i parë do të jetë në sulm, ku Atdhe Nuhiu do të zë vendin e Vedat Muriqit. Nga minuta e parë këtë ndeshje do ta nis edhe Milot Rashica, që do t’i zë vendin Edon Zhegrovës, ndërsa gjithashtu pjesë e formacionit të parë pritet të jetë edhe Besar Halimi.

Se si mund të duket formacioni i Kosovës ndaj Ishujve Faroe, mund ta shikoni në foton më poshtë.

Leave a Reply