Zbulohet arsyeja pse sheikët e Mançester Sitit blenë klubin belg

Drejtuesi i skuadrës së Lommel, Harm van Veldhoven, ka shpjeguar vendimin për kalimin e klubit në pronësi të sheikëve të Mançester Sitit.

Shitja e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit belg është lajmëruar javën e kaluar, teksa ata janë bërë klubi i nëntë që kalon në pronësi të “City Football Group”.

Van Veldhoven, i cili ka luajtur 200 ndeshje për Lommel, ka shpjeguar për AD shitjen e klubit belg në duart e sheikëve.

“Pse Lommel? Vendi është interesant, Aeroporti i Eindhoven është shumë afër. Gjithashtu, futbolli belg është tërheqës për lojtarët jo europianë. Me buxhetin financiar të ‘City Football Group’, e ardhmja duket e shndritshme për Lommel. Siti nuk erdhi këtu për të numëruar pemët në pyllin e bukur jeshil. Ideja është të luajmë për t’u ngjitur në kategorinë e parë në vitet e ardhshëm”, – ka thënë Veldhoven.

Leave a Reply