ZYRTARE, rikthehet elita e futbollit vendor

Tashmë është zyrtare, futbolli vendor do të rikthehet.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas dy mbledhjeve të mbajtura me klubet e Ligës së Parë gjatë javës së kaluar, sot ka sjell vendim për të vazhduar sezonin 2019/20 të mbetur në gjysmë për shkak të pandemisë Kovid 19.

Kampionati elitar pritet të rinis nga mesi i qershorit, më konkretisht brenda datave 16 dhe 21 qershor.

Komisioni për Gara pranë FFM-së ka vendosur që të zhvillohen 4 xhirot e mbetura për të kompletuar rrethin e tretë që më pas të vazhdohet me fazën e plej of-it dhe plej aut-it, ku nuk do të ketë rënie nga elita për këtë sezon.

Gjithashtu do të luhet edhe Kupa e Maqedonisë së Veriut me nga një ndeshje gjysmëfinale dhe finale.

Të gjitha takimet do të luhen pa praninë e publikut dhe gjithashtu do të ketë numër sa më të vogël të personave zyrtarë në organizimin e ndeshjeve.

Ekipet e Ligës së Dytë nuk do ta vazhdojnë sezonin garues 2019/20, ndërsa nga FFM rekomandojnë që të njejtën ta ndjekin edhe klubet e Ligës së Tretë si dhe Ligat tjera.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply