Ja kur pritet të rifillojë futbolli elitar në vend

Klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë kanë marrë dritën jeshile për të filluar stërvitjet në grup, ndërsa së shpejti pritet që të zyrtarizohet edhe data e saktë e rifillimit të sezonit 2019/2020.

Siç mëson “infOSport.mk” data e rifillimit të sezonit aktual pritet të ndodh me 14 qershor, ose më së voni 21 qershor, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të rifillojë në mesjavë (17 qershor).

Një gjë e tillë do të ndodhte vetëm nëse Qeveria e vendit do të vendoste që me 21 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe pse sërish data 14 qershor mbetet si opcioni i parë.

Ndryshe tashmë thuajse pjesa më e madhe e skuadrave kanë filluar stërvitjet në grupe, ndërsa nga java e ardhshme pritet që ata të punojnë në grupe të plota, duke pritur në këtë mënyrë sa më të përgatitur pjesën e mbetur të sezonit.

Kujtojmë LPFMV ndaloi me 11 mars, me ndeshjet e javës së 23-të, pas së cilës Vardari kryeson renditjen me 46 pikë, 10 më shumë se Sileksi i vendit të dytë dhe 11 më shumë se kampionët në fuqi të Shkëndijës.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply