Jasir Asani zbulon të ardhmen!

Jasir Asani ishte një nga futbollistët më kualitativ që ndonjëherë kishte luajtur në Superligën shqiptare, ndërsa së fundmi provoi veten në elitën e futbollit suedez, duke veshur fanellën e AIK.

Me skuadrën nga Stokholmi, futbollisti shkupjan nuk përjetoi ëndrrën e madhe, kjo edhe për shkak pandemisë “Covid 19”, që kaloi tërë globin.

Për këtë arsye nuk mund të tregonte të gjitha vlerat e tij për të bindur drejtuesit e skuadrës suedeze për të blerë kartonin e plotë nga Partizani.

Për këtë arsye ka pasur shumë hipoteza për një rikthim të mundshëm te kampionët e Shqipërisë, por Jasir Asani ka sqaruar të ardhmen për “Fan Zone”, duke u shprehur se sipas të gjitha gjasave do të qendrojë te AIK.

Një tjetër element i rëndësishëm është se në Suedi po mendohet që të riniset kampionati me tifozë si më parë dhe pa marrë asnjë rregull përbazë.

“Në Suedi duan klubet që ta nisin me tifozë kampionatin dhe ashtu do të niset sipas gjasave. Gjendja këtu është e mirë, njerëzit dalin dhe stadiumet pritet që të jenë si më parë. E ardhmja? Do të flas me menaxherin, kam folur me stafin dhe drejtorin e klubit. Më kanë pëlqyer shumë, megjithëse për shkakun e Koronavirusit unë kam luajtur vetëm miqësore dhe ndeshje jo të rëndësishme. Por kam dhënë maksimumin tim dhe besoj se do të rri këtu. Të hënën do të merret vendimi, por besoj se AIK ka për të blerë kartonin tim dhe do të vazhdoj te AIK”, – është shprehu ish futbollisti i FC Shkupit, Vardarit dhe Pobedës në futbollin tonë vendor.

Leave a Reply