Buba shënon sërish në fitoren e HJK Helsinki

Dy gola në dy ndeshje për tetovarin Ferhan Hasani në Finlandë në takimet kontrolluese të HJK Helsinkit.

Buba kap ritëm në Finlandë. Pasi ditë më parë shkëlqeu me gol dhe asist në triumfin bindës 4:0 të HJK Helsinkit, sot tetovari ka realizuar sërish në triumfin e skuadrës së tij në testin ndaj Honkas. Ish-kapiteni i Shkëndijës shënoi golin për 1:0 në minutën e 57-të, kur ishte i saktë nga penaltia. Në vazhdim Väyrynen realizoi për 2:0 për HJK Helsinkin, ndërsa në kohën shtesë Akro-Mensah shënoi për Honka-n duke fiksuar rezultatin përfundimtar 2:1. Ky triumf tregon se HJK Helsinki kap seri pozitive në ndeshjet përgatitore para startit të sezonit të ri në Finlandë, ndërsa golat e Ferhan Buba Hasanit paralajmërojnë se tetovari do të jetë një vlerë e shtuar e skuadrës në drejtim të realizimit të ambicieve për titullin e kampionit.

Leave a Reply