Konfirmohet edhe një rast pozitiv me koronavirus në Premierligën angleze

Vetëm një javë para rifillimit të Premierligës angleze, është regjistruar edhe një rast i ri pozitiv me koronavirus.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur raundi i tetë i testimeve të futbollistëve dhe stafit të 20 klubeve nga Premierliga angleze.

“Sky Sports” shkruan se nga 1213 teste të bëra, një ka rezultuar pozitiv, teksa detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.

Kujtojmë që Premierliga po planifikon rikthimin më 17 qershor me ndeshjet Shefilld Junajted – Aston Villa dhe Mançester Siti – Arsenal.

Leave a Reply