E bujshme, Selltiku kërkon shërbimet e talentit kumanovar!

Futbollisti me origjinë nga Kumanova, Lindon Sellahi është një prej talentëve të spikatur për t’u pasur në vëmendje nga Kombëtarja. Futbollisti i Tuentes ka shkëlqyer edhe në këtë sezon, duke qenë nga më të vlerësuarit në Holandë.

Ndërkohë një ofertë të parë e ka refuzuar ekipi holandez për futbollistin shqiptar. Drejtuesit e skuadrës së njohur skoceze të Selltik, kanë kërkuar shërbimet e Lindon Selahit, duke dhënë një ofertë zyrtare te Tuente. Por këta të fundit e kanë refuzuar të parën për shkak se ishte e ulët në aspektin financiar.

Tashmë pritet të shihet nëse do të ketë një tjetër ofertë nga ana e gjigandëve skocez.

Leave a Reply