Gostivari vjen me një super goditje, transferon ish sulmuesin e Shkëndijës

Gostivari ka prezantuar Hristijan Kirovskin si përforcimin e parë në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”. Kirovski te Gostivari vjen nga rradhët e Struga Trim Lum, te e cila skuadër sezonin e kaluar në 22 ndeshje realizoi 5 gola.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Kirovski kishte luajtur edhe me Shkëndijën, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave më me renome në vend, si Vardari, Rabotniçki, Skopje dhe Makedonija GJ.P.

Ai në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron  gjithsej 140 ndeshje dhe 46 gola, ndërsa vlen të theksohet se ka pasur një karrierë të bujshme edhe jashtë vendit, duke luajtur edhe në Serbi, Ukrainë, Qipro, Rusi, Izrael, Greqi, Bullgari, Poloni dhe së fundmi në Tajlandë, ku u transferua nga rradhët e Shkëndijës në janarine vitit 2016-të.

Leave a Reply