Meriton Saliji përfundon aventurën me Renovën

Meriton Saliji nuk është më pjesë e Renovës. Mesfushori tetovar skuadrës nga Xhepçishti iu bashkua verën e vitit të kaluar, ndërsa në sezonin e fundit ai me petkun “bardhekaltër” zhvilloi vetëm 6 paraqitje, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht minutazhi i vogël bëri që Saliji të mos vazhdojë bashkëpunimin me Renovën dhe të kërkojë sfida të reja në karrierën e tij, gjatë së cilës ka luajtur edhe me ekipin e Teteksit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, që me shumë gjasa do të jetë jashtë Tetovës.

Leave a Reply