Fenerbahçe dhe Gallatasaraji në “luftë” për Enis Bardhin

Paraqitjet e mira në këtë sezon e bëjnë Enis Bardhi një prej lojtarëve më pikant të kësaj merkatoje. Pasi numri i skuadrave të interesuara ditëve të kaluara u rrit dhe Arsenali përmendet si ekipi më i interesuar për shkupjanin që e sheh edhe si zëvendësues të Mesut Ozilit, sot lajme bombastike vijnë nga Turqia. Fenerbahçe dhe Gallatasaraji janë gati të hyjnë në luftë të hapur për shërbimet e reprezentuesit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Në mediat turke thuhet se vet trajneri legjendar i Gallatasarajit, Fatih Terim ka telefonuar Bardhin, duke i premtuar mes tjerash edhe fanellën me numrin 10. Nga ana tjetër Fenerbahçe duket gati të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e Bardhit. Gjithashtu për futbollistin nga Maqedonia ditëve të fundit kanë shprehur interesim edhe Fiorentina, Ajtraht-Frankfurti dhe Shtutgarti.

Leave a Reply