Tetovari Fali Ramadani mbetet mbret i merkatos, Pjaniç e Sane vepër e tij!

Se ndal dot as CoVid-19! Në një periudhë të turbullt, kur pasojat e pandemisë kufizojnë çdo veprimtari, agjenti tetovar, Fali Ramadani vazhdon të godasë fuqishëm duke ‘furnizuar’ me lojtarë ekipet më të mëdha europiane.

Edhe pse disi nën hije dhe i pa eksponuar në publik, është një shqiptarë që sërish bëhet protagonist i merkatos në Europë.

Nëse verën e shkuar spikati me tranferimin e Luka Joviç nga Ajntraht Frankurti te Real Madridi, kësaj rradhe, Ramadani,  “plas” dy bomba edhe më të mëdha.

Tetovari konfirmohet një prej agjentët më të mirë në qarkullim, pasi brenda disa ditëve mbyll dy lëvizje gjigante. Po, është pikërisht Fali Ramadani agjenti që qëndron pas transferimeve të Miralem Pjaniç dhe Leroy Sane.

Fillimisht mbylli me sukses kalimin e boshnjakut nga Juventusi te Barcelona, ndërsa të enjten u zyrtarizua ‘bomba’ e rradhës kur reprezentuesi gjerman Leroy Sane nga Mançester Siti kaloi te Bajerni i Munihut.

Duke qëndruar larg vëmendjes së mediave, Ramadani nuk ka mungur të shmangte mediat gjermane që e kanë ‘kapur’ në ‘aksion’ kur në shoqëri të Sanes e bashkëpunëtorëve të tij ishin ulur të drekonin në një restaurant në Munih, pas mbylljes me sukses të marrëveshjes me Bajernin e Munihut.

Këto transferime ‘big’ ende pa filluar mirë afati i transferimeve, vetëm se dëshmojnë ndikimin e madh të tetovarit në merkaton europiane, duke përforcuar pozitën e tij si një prej agjentëve më të mirë në botë, nëse jo edhe më i miri!

Leave a Reply