KF Renova cakton plotë 6 miqësore

Skuadra e Renovës nën drejtimin e trajnerit Bujar Islami, tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku fillimisht i pret Liga Europa, e më pas edhe kampionati vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë paralel me stërvitjet, drejtuesit e skuadrës në koordinim me trajnerin e tyre kanë caktuar edhe 6 ndeshje miqësore, e që gjithçka nis pas një jave me ndeshjen kundër Vardar Forinës (14.07).

Vetëm 4 ditë më vonë “gjipspunuesit” do të përballen me Struga Trim Lum, ndërsa me datë 22 korrik, kundërshtarë i skuadrës nga Xhepçishti do të jetë FC Shkupi.

Dy ndeshjet tjera të muajit korrik, janë ato kundër Pelisterit (25.07) dhe Borecit (30.07), ndërkohë me 2 gusht Renova përballë do të ketë skuadrën e Korabit.

Kujtojmë “gjipspunuesit” deri me datë 15 korrik do të stërviten në Tetovë, ndërsa nga 16 deri me 26 korrik do të qëndrojnë në Ohër, aty ku do të zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve.

Leave a Reply