Izair Emini, një kampion i lindur për trofe

Izair Emini, një futbollist ky i lindur kampion. Pas 3 titujve rradhazi kampion, një me Kukësin në Superligën e Shqipërisë dhe dy rradhazi me Shkëndijën e Tetovës, Emini, sot ka bashkëngjitur edhe titullin e katërt rradhazi, këtë herë me Dritën e Gjilanit në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm për futbollistin tetovar, i cili po zhvillonte sezonin e tij të parë në futbollin elitarë të Kosovës.

Ai me Dritën e tij u shpall kampion një xhiro para përfundimit të sezonit aktual në Kosovë, kjo edhe falë barazimit të Gjilanit përballë Ballkanit 2:2.

Kujtojmë Drita gjatë ditës së djeshme kishte mundur Drenicën minimalisht 1:0 në ndeshjen e javës së 32-të, me ç’rast tashmë me 68 pikë kryeson renditjen para Gjilanit që ka 65 dhe Ballkanit të vendit të tretë me 64 pikë.

Ndryshe për Eminin ishte ky titulli i 5-të gjithsej kampion në karrierën e tij, duke pasur parasysh se ishte pjesë e asaj gjenerate të Shkëndijës që në vitin 2011-të ishte shpallur për herë të parë kampion, ndërsa gjithashtu pas vetes numëron edhe 2 Kupa dhe 2 Superkupa, transmeton “infOSport.mk”.

Një Kupë dhe një SuperKupë, Emini ka fituar me Shkëndijën në futbollin tonë vendor, derisa të njëjtën gjë kishte bërë edhe me Kukësin në Shqipëri.

Pra gjithsej 9 tituj për Izair Eminin, i cili me plotë të drejtë mund të quhet edhe njeriu i trofeve.

Leave a Reply