Adili dhe Vllaznia edhe sezonin tjetër pjesë e Superligës shqiptare

Vllaznia e Mevlan Adilit ka shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e balotazhit kundër Besëlidhjes, që vendoste se cila prej këtyre dy skuadrave edicionin e ardhshëm do të garonte në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkodrane u rendit në vendin e 8 në klasifikimin e Superiores, ashtu që pjesëmarrjen në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë duheshe takonfirmojë përmes përballjes së sotme kundër skuadrës lezhjane, e cila kishte fituar finalen mes vendeve të dyta në Kategorinë e Parë duke mundur Pogradecin.

Ndryshe fitoren e sotme të Vllaznisë e paralajmëruan Arsid Kruja dhe Herald Marku, me dy gola të shpejtë të shënuar në 20 minutëshin e parë të takimit, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 4 minutash.

Skuadra e Besëlidhjes tentoi të rikthehet me serbin Milan Djordjeviç, i cili në minutën e 30-të zbuti epërsinë e skuadrës shkodrane në 2:1, mirëpo Gilman Lika në minutën e 78-të vendosi fatin e këtij takimi dhe të skuadrës së tij të zemrës, Vllaznisë së Shkodrës, që edhe vitin tjetër do të garojë në Superligën shqiptare, së bashku edhe me Mevlan Adilin.

Kujtojmë mbrojtësi shkupjan skuadrës shkodrane iu bashkua janarin e këtij viti, duke firmosur kontratë një vjeçaare, ashtu që presim që të paktën edhe pjesën e parë të sezonit ta zhvillojë me fanellën e Vllaznisë, drejtuesit e së cilës skuadër ka gjasa që ti ofrojnë Adilit edhe një kontratë të re, që do e mbante atë në “Loro Boriçi” edhe për më shumë kohë.

Leave a Reply