Rafael Varane “tradhëton” Realin në ndeshjen vendimtare të sezonit (VIDEO)

Mbrojtësi franceze, Rafael Varane ka “tradhtuar” Realin në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Dy gafat e francezit i kanë dhënë fitoren Mançester Sitit, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8-ve të finales.

2:1 ishte rezultati përfundimtarë i takimit të zhvilluar në “Etihad Stadium” në favorin e skuadrës angleze, që në këtë mënyrë siguroi një biletë për në mesin e 8 skuadrave më të mira europiane.

Ndeshja nuk nisi mirë për Realin, pasi falë gafës së Varane në minutën e 9-të, Siti kaloi në epërsi. Braziliani Zhesus i rrëmbeu një top francezit të Realit, dhe me shpejtësi pasoi për Stërling, i cili nuk e kishte të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 28 Benzema pas një krosimi perfekt të marrë nga Rodrigo ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për të përzgjedhurit e Pep Guardiolas, të cilët kishin disa raste të pastra, por përsëri shënuan falë një tjetër gafe të Varane.

Ky i fundit gjatë kthimit të topit pas, gabon dhe e dorëzon atë te Zhezus, i cili shpërthen në drejtim të portës dhe ia del të shënojë.

Këtë epërsi të krijuar futbollistët e Sitit e ruajtën deri në fund, duke u kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Në fazën tjetër Mançester Siti do përballet me Lionin që eliminoi Juventusin.

Leave a Reply