Konte e futi si zëvendësues dhe e largoi sërish nga loja! Shpërthen Lautaro Martinez (VIDEO)

Interi edhe përkundër faktit se ka siguruar titullin e kampionit, nuk e ndali dot ritmin e fitoreve, duke mundur Romën në ndeshjen e vlefshme të javës së 36-të me shifrat 3:1. Megjithatë në këtë ndeshje jo gjitha gjërat kanë shkuar si duhet.

Lautaro Martinez hyri në fushë në pjesën e parë në vend të Aleksis Sançez të dëmtuar. Mirëpo paraqitja e argjentinasit nuk i pëlqeu aspak trajnerit Antonio Konte, i cili vendosi ta zëvendësojë atë në minutën 70-të.

Mirëpo një gjë e tillë nuk i pëlqeu aspak sulmuesit “zikaltër”, i cili ishte shumë i acaruar me Konten, duke goditur shishet që i dilnin para drejt bankave të rezervistëve.

Ky gjest është vënë re nga Konte, i cili ka reaguar menjëherë. “Sky Sport” madje ka arritur të zbardhë fjalët e tij.

“Trego respekt, me kë e ke? Kurrë më këto reagime, fenomen“, mësohet t’i ketë thënë Konte sulmuesit Lautaro, i cili vazhdonte të shfrynte, derisa shokët e ekipit e qetësuan gjithë situatën.

Në fund fitore 3:1 e Interit falë golave të shënuar nga Brozoviç (11’), Vecino (20’) dhe Lukaku (90’), derisa golin e nderit për “Ujkeshën Romake” në këtë ndeshje e kishte realizuar Mkhtarian (31’).

Leave a Reply