LPFMV, java e dytë zhvillohet në 3 ditë

Java e dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në 3 ditë, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nis me ndeshjen e së premtes, Sileksi – Pelisteri në Kratovë, për të vazhduar të shtunën me ndeshjen midis Rabotniçkit dhe Bellasicës, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ekranin e TVM dhe ArenaSport.

Po në transmetim të drejtëpërdrejtë të dielën futbolldashësit do të mund të ndjekin ndeshjen midis Akademia Pandev dhe Vardarit, ndërkohë të dielën në program do të jenë edhe 4 takime të tjera.

Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Struga Trim Lumin, FC Shkupi në Çair do të mirëpret Makedonija GJ.P, ndërkohë në Veles mejdanin do të ndajnë Boreci vendas dhe Renova.

Që të gjitha ndeshjet startojnë në ora 17:00.

Leave a Reply