Vedat Muriqi te Lacio, zbulohen detajet e kontratës

Vedat Muriqi sezonin e ri futbollistik do të luaj në “Serie A” me Lacion, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Simone Inzagi kërkoi një qendërsulmues potent, ndërsa Igli Tare vendosi ti dhurojë bomberin nga Prizreni, i cili është gati të nisë aventurën e radhës në karrierë.

Për shërbimet e Vedat Muriqit, Fenerbahçe pritet të përfitojë 18 milion euro, ndërsa kujtojmë se vitin e kaluar nga Rizespor e bleu vetëm për 3.5 milion euro.

Mendoni se do te ishte nje zgjidhje e duhur kjo e Vedat Muriqit…❓❓❓

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 13 август 2020 г.

Muriqi me Lacion pritet të nënshkruajë kontratë për 5 vite, nga e cila do të përfitojë nga 2 milion euro në sezon.

Kujtojmë Muriqi edicionin e kaluar me fanellën e Fenerbahçes në 36 ndeshje realizoi 17 gola, 15 prej të cilëve në kampionat.

Me Lacion Vedat Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve, aty ku Lacio rikthehet pas shumë viteve.

Leave a Reply