Batshuai i bashkohet Alioskit te Lids Junajtedi!

Lids Junajtedi mund të pasurohet me një super sulmues për sezonin e ri në Premierligë, transmeton “infOSport.mk”. Skuadra ku luan shqiptari Ezgjan Alioski shihet si një ndër destinacionet e ardhshme të sulmuesit belg, i cili nuk mundi ta gjejë veten te Çelzi i Frank Lampard.

Me këtë rast përfaqësuesit e Miçi Batshuai janë në kërkim të një skuadre për klientin e tyre, ndërsa Lids Junajted dhe Marselo Bielsa, janë në kërkim pikërisht një sulmuesi me tipare si të Batshuai.

Bielsa ka punuar bashkë me Batshuain edhe te Olimpiku i Marsejës, ashtu që kjo dyshe mund të punoj sërish bashkë, edhe pse duhet theksuar se për sulmuesin e kombëtares belge, interesohen edhe shumë skuadra tjera.

Batshuai me Çelzin ka kontratë deri verën e vitit 2021.

Leave a Reply