ZYRTARE, Arben Tafa ndahet me Bellasicën

Vetëm pas dy ndeshjeve zyrtare dhe pa bërë dy muaj, Arben Tafa është ndarë me Bellasicën, njofton “infOSport.mk”.

Tafa te Bellasica erdhi si një përforcim i madh në mbrojtje, mirëpo i njëjti për shkaqe personale vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën nga Strumica, e cila pas dy javëve të para ndodhet në pozitën e fundit në elitën e futbollit vendor.

Tafa që në të dyja ndeshjet ishte titullarë, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte paramenduar vetë futbollisti strugan, por edhe e gjithë skuadra e Bellasicës, që ndeshjen e javës së tretë do ta zhvillojë të premten kundër FC Shkupit.

Tafa te Bellasica u transferua javën e fundit të muajit qershor nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa në futbollin vendor, mbrojtësi 28-vjeçar gjithashtu ka luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës dhe Horizont Turnovën, transmeton “infOSport.mk”.

Mbetet të shihet nëse e ardhmja e tij do të jetë sërish në futbollin vendor, apo edhe jashtë kufijve tonë, duke pasur parasysh kualitetet e këtij mbrojtësi, i cili edicionin e kaluar me Struga Trim Lum regjistroi 19 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Struga Trim Lum barazon me anë të mbrojtësit Arben Tafe ndaj Borecit

Struga Trim Lum barazon me anë të mbrojtësit Arben Tafe ndaj BorecitSTRUGA TRIM LUM – BORECI 1:1(A. Tafe 59')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

Leave a Reply