Pas Bunjamin Shabanit, Struga Trim Lum bënë për vete edhe Emir Skenderin!

Pas Bunjamin Shabanit, Struga Trim Lum është në rrugë të mirë për të siguruar edhe shërbimet e talentit shkupjan, Emir Skenderi. Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë të ditur se palët janë afër marëveshjes, e cila do të mbante shkupjanin Skenderi te Struga Trim Lum në 3 vitet e ardhshme.

Skenderi e nisi sezonin e ri me ekipin e Akademia Pandev, pjesë e së cilës është tashmë dy vite të plota. Pikërisht sezoni aktual, ishte i pari në të cilin Skenderi luajti me ekipin e parë të Akademia Pandev, mirëpo si duket vetëm 3 ndeshjet e para do të mbesin të regjistruara me këtë skuadër, pasi e ardhmja e shkupjanit pritet të jetë Struga Trim Lum, që kohën e fundit po punon shumë në sjelljen e talentëve të rinj.

Ndryshe 20-vjeçari Skenderi deri më tash në karrierën e tij, gjithmonë si i huazuar ka luajtur edhe me Kozhuvin dhe Tikveshin.

Leave a Reply