Tirana eliminohet, por nuk turpërohet (VIDEO)

Tirana ka pësuar disfatë minimale 1:0 në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, duke u përshëndetur nga ky kompeticion, mirëpo jo edhe nga garat europiane, njofton “infOSport.mk”.

Tirana edhe sonte bëri një paraqitje kampionësh përballë skuadrës serbe, e cila golin e fitores e realizoi në minutën e 62-të me anë të Tomane, i cili me kokë shfrytëzoi një harkim në zonë nga rivënia e këndit, duke mposhtur Ilion Likën.

Crvena Zvezda kalon ne epersi ndaj Tiranes

Crvena Zvezda kalon ne epersi ndaj TiranesTIRANA – CRVENA ZVEZDA 0:1(Tomane 62')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 25 август 2020 г.

Rastin më të mirë Tirana e pati në minutën e 59-të, kur pas një kundërzbritje, Ernest Muçi bëri gjithçka mirë në zonën kundërshtare, mirëpo goditja e tij u ndal nga portieri serb, i cili pati edhe fat në këtë rast, pasi shtylla u tregua aleate e tij.

Kështu Tirana u largua nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, mirëpo me kokën lart, duke mundur pastër 0:2 në transfertë Dinamo Tbilis dhe duke dhuruar një futboll shumë të bukur kundër një kundërshtari shumë më cilësor sonte në “Air Albania”, transmeton “infOSport.mk”.

Tashmë, rrugëtimi për kampionët e Shqipërisë vazhdon në Liga Europa, aty ku luajnë dhe 8 ekipe tjera shqiptare: Kukësi, Laçi, Teuta, Shkëndija, FC Shkupi, Renova, Drita dhe Gjilani.

Leave a Reply