Pedro edhe zyrtarisht pjesë e Romës

Roma edhe zyrtarisht ka prezantuar spanjollin, Pedro Rodrigez, i cili vjen nga rradhët e Çelzit si agjet i lirë. 33-vjeçari Pedro me “Ujkeshën Romake” ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, deri me 30 qershor të vitit 2023.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe i entuziazmuar nga kjo sfidë. Do të luftojë që të arrijmë qëllimet tona në sezonet e ardhshme. Dua ti falënderojë tifozët për mikëpritjen e ngrohtë që më kishin organizuar. Shpresoj që ti bëjë të lumtur” – është shprehur ish futbollisti i Barcelonës për faqen zyrtare të Romës.

Pedro në karrierën e tij ka fituar plotë 25 trofe. Sulmuesi i lindur në Tenerife ka kaluar plotë 5 sezone në “Stemford Brixh”, ndërsa bëhet përforcimi i parë i Romës gjatë kësaj vere.

Leave a Reply