Milevski shpall listën për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Ishujve Faroe

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U21, Blagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Spanjës dhe Ishujve Faroe në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian për të rinj.

Seleksionuesi Milevski për këto dy takime ka përfshirë 24 futbollist, ndërsa për herë të parë ka ftuar 6 futbollist si Alçevskin, Todorovskin, Toshevski, Mladenovski, Shejin dhe Fazliun. Për këto dy ndeshje Milevski nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Atanasovit, Abazit dhe Hajdarit. Maqedonia e Veriut U21 ndeshjen ndaj Spanjës do ta luaj me 3 shtator në “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 18:45, ndërsa me 8 shtator luan si mysafire ndaj Ishujve Faroe.

Leave a Reply