Asgjë nga transferimi i Shishkovskit te Kukësi, shkas paga!

Damjan Shishkovski nuk do të transferohet te Kukësi. Edhe pse kishte kontakte mes drejtuesve të skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë dhe gardianit maqedonas, deri te një bashkëpunim mes palëve nuk do të vie, për shkak mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët lidhur me termat financiar.

Gardiani maqedonas ka kërkuar një rrogë që ai e konsideron normale, por që realisht për kushtet e futbollit shqiptarë ishte shumë e lartë.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici nuk ka pranuar të paguaj një rrogë të majme për një portier, pasi sipas tij Stivi Frashëri është portier i parë dhe për një portier të dytë klubi nuk mund të paguajë një rrogë nga më të mirat në skuadër.

Mbetet të shihet se për kë do të vendosin drejtuesit e Kukësit, duke pasur parasysh se Shpëtim Moçka, një ndër kandidatët tjerë që shihej si përforcim në portën e kuksianëve vendosi ti thotë po skuadrës së Bylisit.

Tashmë në garë nga emrat e përmendur si portier të ardhshëm të Kukësit ka mbetur vetëm Edvan Bakaj, i cili për momentin është një agjent i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën kampione të Kosovës, Dritën.

Leave a Reply