Njihuni me skuadrën kosovare që futbollistin më të vjetër e ka vetëm 21-vjeç

KF Lidhja e Prizrenit që bënë gara në ligën e tretë të Kosovës, njihet si skuadra që në rradhët e saja ka futbollistët në moshë më të re. Kjo edhe për faktin se kjo skuadër përbëhet në përgjithësi nga lojtarët e akademisë, ndërsa lojtari më i vjetër në skuadër është vetëm 21 vjeçar, njofton “blicmedia”, përcjellë “infOSport.mk”.

Trajner i këtij klubi simpatik është ish lojtari i njohur i skuadrës së Lirisë, Ismail Berisha.

Kjo skuadër përveç sukseseve me ekipin e parë ka arritur suksese edhe me gjeneratat U13 dhe U15 ku edicionin e kaluar është shpallur kampion.

Leave a Reply