Struga Trim Lum prezanton talentin shkupjan, Emir Skenderi

Struga Trim Lum ka prezantuar Emir Skenderin, transferim këtë të cilin “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar që me datë 24 gusht. Shkupjani te skuadra strugane transferohet nga rradhët e Akademia Pandev, pjesë e së cilës është tashmë dy vite të plota.

Pikërisht sezoni aktual, ishte i pari në të cilin Skenderi luajti me ekipin e parë të Akademia Pandev, për të cilën skuadër zhvilloi 3 ndeshje.

Tashmë Skenderi do të luaj me fanellën e Struga Trim Lum, drejtuesit e së cilës skuadër vazhdojnë të ju besojnë futbollistëve të rinj, duke krijuar kështu një skuadër për të ardhmen, por njëkohësisht edhe për të tashmen, duke pasur parasysh se të njëjtit po bëjnë një kombinim të mirë mes përvojës dhe shpresës.

Ndryshe 20-vjeçari Skenderi deri më tash në karrierën e tij, përveç me Akademia Pandev, kishte luajtur edhe me Kozhuvin dhe Tikveshin, mirëpo vetëm në formë huazimi.

Përforcimi i rradhës për ekipin tonë!FC Struga Trim Lum dhe Emir Skenderinënshkruajnë kontratë bashkëpunimi#WelcomeSkenderi ⚪️🔴#forcaStruga 💪

Публикувахте от F.C. Struga в Понеделник, 31 август 2020 г.

Leave a Reply