Super lajm, dyshja e Reims do të jenë ndaj Moldavisë dhe Greqisë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes do ta ketë shumë problem në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo për shkak se futbollistët kosovar që luajnë në Zvicër dhe Gjermani nuk janë lejuar nga klubet e tyre që të vijnë në Prishtinë.

Por ndryshe ka vepruar Reims që ka lejuar Arbër Zenelin dhe Valon Berishën të luajnë në të dyja ndeshjet.

Skuadra e ka konfirmuar se dyshja e tyre do të jetë në grumbullim me Kosovën për të dyja ndeshjet.

Ndryshe, Zeneli rikthehet të luaj me Kosovën pas gati një viti që kur u lëndua në ndeshjen me Malin e Zi në Podgoricë.

Leave a Reply