Probleme ende pa nis sezoni për Atl.Madridin, dy futbollistë pozitiv me “Covid 19”!

Atletiko Madridi ka dalë me një komunikim zyrtar për shtyp ku konfirmon se dy futbollistë të  tyre kanë rezultuar pozitiv me “Covid-19”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur, Diego Kosta dhe Arias. Skuadra nga “Vanda Metropolitano” në këtë mënyrë humbet dy lojtarë të rëndësishëm për fillimin e sezonit të ri në La Liga.

Kampionati spanjoll rifillon më 12-13 shtator dhe në këtë mënyrë, Atletiko do të duhet të luaj pa këtë dyshe.

Probleme që në start për trajnerin Diego Simeone, pasi të dy i llogarit në grupin kryesor. Sezoni i ri do të jetë krejtësisht i veçantë, pasi klubet do të duhet të bashkëjetojnë me rregullat e reja të “Covid-19”.

Leave a Reply