Maqedonia zhvilloi stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Gjeorgjisë

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, përfaqësuesja “A” e Maqedonisë zhvilloi seancën e fundit stërvitore para udhëtimit të ditës së hënë drejt Gjeorgjisë, me të cilët “verdhekuqtë” do të përballen ditën e martën, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë stërvitje munguan futbollistët titullarë nga ndeshja me Armeninë, të cilën përfaqësuesja e vendit e fitoi me shifrat 2:1, falë golave të shënuar nga Ezgjan Alioski dhe Ilija Nestorovski.

Kjo fitore bëri që atmosfera të jetë në nivel në mesin e “verdhekuqve”, të cilët shpresojnë se edhe në ndeshjen e dytë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve do të dalin fitues dhe ciklin e ndeshjeve të shtatorit ta mbyllin me 6 pikë të plota në grupin 2 të Ligës “C”.

Xhengis REXHEPI në element 👀👀👀⚽️⚽️⚽️Ndihmë seleksionuesi i Igor Angellovskit te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 6 септември 2020 г.

Leave a Reply