Tare bënë edhe një goditje tjetër, transferon me parametro zero mesfushorin që e ndiqte me vite

Igli Tare vazhdon të bëjë një punë të shkëlqyer si drejtor sportiv i Lacios, teksa së fundmi me parametra zero në “Olimpiko” ka sjellë Gonzalo Escalante, mesfushorin italo-argjentinas, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Eibar.

27-vjeçari që luan si mesfushorë qendre, me Lacion ka firmosur kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon.

Escalante si pjesë e Lacios u prezantua sot nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili pranoi se këtë futbollistë po e ndiqte një kohë më të gjatë.

“E ndjek prej një kohe të gjatë këtë lojtar, ka tre vite që e monitoroj me kujdes. Shfrytëzova rastin dhe ia dola ta sjell te Lacio. Escalante ka karakteristika që do të jenë të dobishme për mesfushën tonë. Po flasim për një futbollist që mund të luajë në disa role të këtij reparti dhe do na ndihmojë shumë për të bërë rrotacion gjatë sezonit“, – deklaroi Igli Tare.

Për Escalante, Lacio do të jetë klubi i dytë italian në të cilin do të luaj, pasi në tre periudha të ndryshme kishte luajtur me Katanian.

Italo-argjentinasi gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Boka Xhuniors, ndërsa i njëjti në La Liga numëron 147 ndeshje dhe 10 gola të shënuar. Ndryshe kjo do të jetë hera e parë për Escalante që do të luaj në “Serie A”, pasi me Katanian kishte luajtur vetëm në “Serie B”.

Leave a Reply