Vazhdon kriza e Renovës, Emini dhe Vosha bëjnë dallimin dhe i japin fitoren Makedonija Gj.P (VIDEO)

Makedonija GJ.P me protagonistë dy futbollistët shqiptarë, Sefer Emini dhe Arbi Vosha, ka vazhduar krizën e Renovës, skuadër kjo që tashmë renditet vetëm në pozitën e parafundit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Gjorçe Petrovi i Shkupit shënoi fitore 3:1 përballë Renovës së Bujar Islamit, që tashmë ka lidhur 4 disfata të njëpasnjëshme.

Disfatën e “gjipspunuesve” e paralajmëroi Filip Petrov me golin e shënuar në minutën e 11-të, ndërsa 4 minuta para fundit të pjesës së parë, Sefer Emini dyfishoi epërsinë e Makedonija GJ.P. falë golit të shënuar nga pika e bardhë.

Goli i Sefer Eminit nga pika e bardhë ndaj Renovës

Goli i Sefer Eminit nga pika e bardhë ndaj RenovësRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 0:2(S. Emini 41')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Në pjesën e dytë Renova tentoi shumë, mirëpo ishte vetëm goli i Alush Gavazajt, me të cilin mund të ngushëlloheshin “bardhekaltërit”.

Bomba e Alush Gavazajt qe i riktheu shpresat e Renoves

Bomba e Alush Gavazajt qe i riktheu shpresat e RenovesRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 1:2(A. Gavazaj 90')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Mesfushori kosovar në minutën e 90-të shënoi një super gol me një gjuajtje nga distanca, mirëpo shumë shpejtë erdhi kundëpërgjigjja nga ana e talentit  shqiptarë të Makedonija GJ.P, Arbi Vosha, i cili pas një slalomi në minutën e 3-të shtesë të takimit, si një tren i shpejtë depërtoi deri para portës kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme edhe për herë të tretë mposhti portierin Hadis Velii.

Arbi Vosha i pandalshem per mbrojtesit e Renoves, shenon edhe golin e 3-te per Makedonija GJ.P, duke vulosur fitoren e skuadres shkupjane ndaj Renovës në Tetovë

Arbi Vosha i pandalshem per mbrojtesit e Renoves, shenon edhe golin e 3-te per Makedonija GJ.P, duke vulosur fitoren e skuadres shkupjane ndaj Renovës në TetovëRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 1:3(A. Vosha 90+3')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Për Makedonija GJ.P ishte kjo fitorja e katërt sezonale, pas së cilës tashmë kjo skuadër renditet në pozitën e 3-të me 13 pikë, po aq sa ka edhe FC Shkupi në pozitën e dytë, ndërkohë Renova me vetëm 5 pikë mban pozitën e parafundit në tabelën e klasifikimit.

Leave a Reply