Edhe Rey Manaj transferohet në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi, aty ku së fundmi janë transferuar shumë futbollistë shqiptarë, si nga Kosova, Maqedonia, apo edhe Shqipëria.

Të fundit që u transferuan nga Shqipëria, ishin Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj, që u bashkuan me Istanbulspor, ndërsa Manaj shumë shpejt pritet që të prezantohet me fanellën e Kasimpasha, aty ku luajnë edhe dy futbollistët kosovar, Loret Sadiku dhe Florent Hadërgjonaj.

Ky i fundit ditë më parë firmosi kontratë 3-vjeçare, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në Angli te skuadra e Hadersfilld.

23 vjeçari Rey Manaj nuk do jetë më pjesë e Barcelona B, ndërsa përveç Kasimpashas, për shërbimet e lushnjarit po interesohen edhe gjigandët grek të PAOK-ut.

Megjithatë duket se skuadra e Superligës turke ka fituar garën me gjigantët e Greqisë. Palët thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt Manaj do të prezantohet te ekipi i ri.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, drejtuesit e Kasimpasha prezantuan ganezin 26-vjeçar, Gilbert Coomson, i cili erdhi nga skuadra norvegjeze e Brann.

Transfer 🤝📝Norveç ligi ekiplerinden SK Brann takımının formasını giyen 26 yaşındaki Ganalı kanat oyuncusu Gilbert…

Публикувахте от Kasımpaşa Spor Kulübü в Понеделник, 28 септември 2020 г.

Leave a Reply