ZYRTARE, Prishtina e Zekirja Ramadanit prezanton kampionin Gentian Muça

Ish-kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, ditën e djeshme i dha  fund aventurës së tij me kampionët e Shqipërisë, ndërsa pa humbur kohë i njëjti gjatë ditës së sotme është prezantuar me fanellën e Prishtinës, transmeton “infOSport.mk”.

Ky vendim i kapitenit të “bardhebluve”  ishte shumë surprizues, për më tepër që erdhi vetëm disa ditë para ndeshjes historike të Tiranës në fazën “play-off” të Liga Europa përballë zviceranëve të Jamg Bojs.

33-vjeçari ka ndërruar kështu klubin, por jo ngjyrat, pasi do të vazhdojë të mbaj veshur fanellën “bardheblu”.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Muça gjithashtu kishte luajtur edhe me Vllazninë e Shkodrës dhe Flamurtarin e Vlorës, ndërsa në formë huazimi nga rradhët e Tiranës, ai kishte provuar veten edhe me ekipet, si: Bylys, Dinamo Tiranë dhe Kukës.

Leave a Reply