Valon Berisha: Jemi Kosova, jo Brazili…

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është shprehur tepër i zhgënjyer pas disfatës së Dardanëve të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova pësoi disfatë 0:1 nga Sllovenia në kuadër të grupit 3 të Ligës “C” të Kombeve. Ishte kjo disfata e 6 në 7 ndeshjet e fundit për ekipin e Bernard Çallandes, duke vazhduar në këtë mënyrë të zhgënjejnë tifozët “dardan”.

Në pyetjen se si e komenton zhgënjimin e tifozëve shqiptarë, Valon Berisha me përgjigje: “Kush zhgënjehet më shumë? Ne nuk duam të fitojmë? Jemi këtu për tifozët, për këtë shtet. Provojmë të çkyhemi në fushë, por tani s’po mundemi. Jemi Kosova, jo Brazili. Besojmë se sot treguam se jemi më të mirë se Sllovenia. Për momentin ky është problemi, krijojmë, luftojmë, por nuk jemi vrasës në zonë dhe nuk po i finalizojmë rastet”.

Leave a Reply