Ja emrat e futbollistëve të prekur me COVID-19 tek Kosova U21

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll ka marrë një goditje të rëndë një ditë para ndeshjes kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Te Përfaqësuesja Shpresa e Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus katër futbollistë dhe një anëtar i stafit.

Të infektuar janë: kapiteni Eris Abedini, portieri Florian Smakiqi, Kreshnik Hajrizi dhe Lirim Kastrati. Të gjithë futbollistët janë pa simptoma dhe me shëndet të mirë.

Ndonëse futbollistët dolën pozitiv në testin për COVID-19, përfaqësuesja U-21 e Kosovës e ka zhvilluar të hënën mbrëma stërvitjen në “Fadil Vokrri”, derisa sot me fillim në ora 19:00 përballë Andorrës do të zhvillojnë ndeshjen e tetë në kuadër të grupit 3 eliminatorë.

Me gjithë mungesat, te Shpresat e Kosovës janë shprehur optimistë për t’iu kthyer fitoreve.

Leave a Reply