ZYRTARE: Berisha dhe Hajrizi vazhdojnë me Pejën, vijnë edhe dy përforcime nga jashtë

Drejtuesit e KB Peja, kanë bërë një punë shumë të mirë, teksa sot kanë njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me dy yjet e skuadrës, Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi, shkruan “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë nga tabori i skuadrës pejane kanë bërë përmes faqes zyrtare në “facebook”.

Drilon Hajrizi vazhdon misionin me KB Peja 🔥

Drilon Hajrizi vazhdon misionin me KB Peja 🔥Driloni qëndron në Pejë edhe për sezonin 2020/2021 💛Vazhdojmë përpara 🦅#ZemraRrehMeTy 💛

Публикувахте от KB Peja в Петък, 16 октомври 2020 г.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme KB Peja njoftoi për dy përforcime të reja.

Zyrtare: Amel Kuljuhovic përforcimi i radhës te KB Peja

Zyrtare: Amel Kuljuhovic përforcimi i radhës te KB Peja 🔥Lojtari luan në pozitën krah-qendër dhe është i gjatë 2.08 cm. Amel vjen nga kolegji Southern në NCAA.Welcome Amel 🦅#ZemraRrehMeTy 💛

Публикувахте от KB Peja в Петък, 16 октомври 2020 г.

Njëri prej tyre është Amel Kuljuhoviç, i cili luan në pozitën krah-qendër dhe është i gjatë 2.08 cm. Kuljuhoviç në basketbollin kosovar  vjen nga kolegji Southern në NCAA, ndërsa basketbollisti tjetër që u prezantua sot përmes rrjeteve sociale nga ana e KB Pejës, është Sedin Karavdiç.

Zyrtare: Sedin Karavdic i bashkohet KB Pejes

Zyrtare: Sedin Karavdic i bashkohet KB Pejes 🔥Lojtari luan në pozitën krah-qendër dhe është i gjatë 2.03 cm.Welcome Sedin 🦅#ZemraRrehMeTy 💛

Публикувахте от KB Peja в Петък, 16 октомври 2020 г.

Bëhet fjalë për një basketbollist 25-vjeçar, i cili vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Promo Donji Vakuf, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe në Itali dhe Slloveni, aty ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Kujtojmë ditë më parë KB Peja kishte angazhuar edhe Robert Cartwright, i cili luan në pozitën e fundorit dhe shquhet për talentin e tij, asistimet dhe lojën efikase.

Amerikani 23-vjeças së fundmi ishte pjesë e skuadrës së UC Irvine Anteaters, që garon në NCAA – MM.

Zyrtare: KB Peja përforcohet me Robert Cartwright 🔥

#RobertCartwright 💪Zyrtare: KB Peja përforcohet me Robert Cartwright 🔥Robert luan në pozitën e fundorit dhe shquhet për talentin e tij, asistimet dhe lojën efikase.#WelcomeRobert 🦅#ZemraRrehMeTy 💛

Публикувахте от KB Peja в Неделя, 11 октомври 2020 г.

Leave a Reply