FC Shkupi sulmonte, krijonte raste, por mungoi goli ndaj Ak.Pandev (VIDEO)

FC Shkupi ka bërë një hap fals në garën për titullin e kampionit me Shkëndijën, kjo pasi sot në rolin e nikoqirit në ndeshjen e zhvlluar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, barazoi pa gola ndaj Akademia Pandev të Aleksandar Vasoskit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Hasan Ozer, ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, ndërsa rastet më të mira për gol i kishte në pjesën e dytë. Dy prurjet e reja të janarit ishin në qendër të vëmendjes, mirëpo që të dy nuk arritën të gëzojnë armatën e madhe të tifozëve.

Fillimisht ishte Matej Cvetanoski, ai i cili edhe pse bëri gjithçka mirë në zonën kundërshtare, në fund goditi në mënyrë të çuditshme topin, duke mos rrezikuar fare portierin kundërshtarë, Marko Jovanovski, i cili reagoi mjaft mirë pak më vonë pas goditjes së rezervistit Kristijan Trapanovski.

Kujtojmë ky i fundit te FC Shkupi erdhi pikërisht nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa shumë pak mungonte që golin debutues me fanellën e FC Shkupit, ta shënonte pikërisht ndaj ish skuadrës së tij.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe në fund ndeshja u mbyll pa gola, ashtu që tashmë FC Shkupi ngec plotë 8 pikë ndaj Shkëndijës së vendit të parë, që ka 45 pikë. Në anën tjetër Akademia Pandev vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë, duke u renditur në pozitëne parafundit. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk

Leave a Reply