Shkupjani Mustafa mbron penalti, Boreci i tij mundi Makedonija GJ.P (VIDEO)

Boreci ka ndalur hovin e Makedonija GJ.P, skuadër kjo që në 5 ndeshjet e fundit kishte regjistruar 4 fitore dhe vetëm një barazim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Velesi e udhëhequr nga strategu shkupjan, Gorazd Mihajllov shënoi fitore 2:1, ndërsa vlen të përmendet se që të tre golat u shënuan në 5 minutat e fundit të takimit.

Boreci ishte kundërshtarë më i mirë, ndërsa Makedonija GJ.P u tregua shumë inferiore në këtë përballje, edhe pse e kishte rastin e para për të avansuar. Skuadra shkupjane saktësisht pas një ore lojë përfitoi një penalti, të cilën e ekzekutoi ganezi Abdul Basit Khalid, por pa sukses.

Si duket Zhikica Tasevski nuk e kishte gjetur njeriun e duhur pas Sefer Eminit, ekzekutesit preciz të Makedonija GJ.P, i cili para disa ditëve kompletoi transferimin e tij te skuadra e Akron Toljati në ligën e dytë ruse.

Dhe kur nuk shënon, vjen dënimi dhe ashtu ndodhi në vazhdim të takimit, pasi Boreci falë golit të shënuar nga Oliver Peev nga pika e bardhë avansoi në minutën e 85-të.

Mirëpo paraprakisht ndodhi një dramë e vërtetë pas akordimit të penaltisë. Prelçec ishte futbollisti që morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh, mirëpo portieri i Makedonija GJ.P, Stevkovski lexoi anën e goditjes së tij. Kjo solli festë tek mysafirët, mirëpo vetëm për pak sekonda, pasi arbitri vendosi që kjo penalti të përsëritet, pasi Stevkovski e kishte lëshuar para kohe vijën e golit. Prelçec sërish u ndal pranë topit për të goditur, dhe sërish Stevkovski sërish ndali tentativën e kroatit, mirëpo topi i devijuar mbërriti deri te Oliver Peev, i cili nuk fali dhe nga afërsia shënoi për 1:0.

Pas këtij goli Makedonija GJ.P me të gjitha forcat vendosi të sulmojë, ndërsa Boreci në minutën e 91-të sërish i ndëshkoi ata, kësaj rradhe me golin e shënuar nga Gjorgjiev.

Këtu veçmë emri i fituesit dihej, mirëpo Makedonija GJ.P luajti deri në fund, ndërsa vendosshmëria e tyre për të shënuar dha rezultat në minutën e 96-të, kur Fernandinjo vendosi rezultatin përfundimtarë, Boreci 2, Makedonija GJ.P 1.

Ishte kjo fitorja e katërt për Borecin, që pas 9 xhirove të para renditet në pozitën e katërt me 15 pikë, derisa Makedonija GJ.P me 18 pikë mbetet në pozitën e tretë.

Leave a Reply