Egjiptiani Bahader në moshë 75-vjeçare u bë futbollisti më i vjetër profesionist në Botë

Egjiptiani Ezeldin Bahader është futur në librin e rekordeve Gines, si lojtari më i vjetër në histori të futbolli, që aktivizohet në një ndeshje.

Në moshën gati 75-vjeçare, Bahader pjesë e skuadrës së “6 October” që garon në ligën e tretë egjiptiane luajti përballë El Ajat Sports, në të cilën ndeshje në fund skuadra e tij pësoi disfatë 2:3.

Bahader, i cili me 3 nëntor do të mbush 75 vjet, kishte marrë të drejtën për të luajtur që në janar të këtij viti dhe po përgatitej për të zhvilluar një ndeshje në mars, por me shpërthimin e pandemisë, gjithçka u bë e pamundur, me ç’rast luajti vetëm gjatë muajit tetor. Në këtë mënyrë emri i Bahader u fut në librin e rekordeve Gines, teksa mori edhe një çmim, për këtë arritje.

Rekordin e deritanishëm e mbante Isak Hajik (Isaak Hayik), që kishte luajtur si 73-vjeçar.

Leave a Reply