Racizëm edhe në Gjermani, “viktima” është Jusufa Mukoko i Dortmundit

Flitet shumë rreth racizmit, por fatkeqësisht fenomeni i shëmtuar vazhdon të jetë në shoqërinë tonë. Rasti më i fundit vjen nga Gjermania, konkretisht në ndeshjen mes ekipeve të moshave të Shalke 04 dhe Borusia Dortmund.

Sfida përfundoi me fitoren e “verdhezinjëve” me rezultatin 2:3 dhe tashmë ata janë në krye të renditjes, por ndeshja u sfumua nga komentet e tifozëve në stadium. “Viktima” është ylli i ri i Dortmundit, Jusufa Mukoko (Youssoufa Moukoko).

Derbi i madh i Malit të Zi, Buduçnost-Zeta nuk e priti fundin, arbitri ofendoi në bazë racore lojtarin kamerunas

15-vjeçari shënoi gol në këtë sfidë dhe mënjëherë pasi arriti ta dërgonte topin në rrjetë, tifozët vendas filluan me ofendimet ndaj tij.

“Shko në dreq ti gjë e zezë”, “shko shtrihu në varrin tënd” apo “do t’i thyejmë kockat”, ishin disa nga thirrjet ndaj kamerunasit.

Një sjellje aspak e hijshme kjo, pasi bëhet fjalë edhe për një minoren. Tashmë pritet reagimi i Federatës Gjermane të Futbollit nëse do të ketë një dënim ndaj klubit. Ndërkohë Mukoko po shkëlqen me ekipin U-19 të Dortmundit, madje ekipi i parë e ka  përfshirë atë dhe në listën B të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply