Nijas Lena dhe panenka e tij e ekzekutuar me mjaft mjeshtëri ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Struga Trim Lum është me fat që në rradhët e veta ka një super lojtar si Nijas Lena. Veterani në rradhët e skuadrës strugane po luan rolin e një lideri absolut te kjo skuadër gjatë këtij sezoni në Ligën e Parë, ku tashmë numëron 4 gola të shënuar, ndërsa si një lider u dëshmua edhe në takimin e sotëm të 1/8 së finales në kuadër të Kupës, kundër Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Pas magjive të dhuruara për gjatë 90-të minutave, ku nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0, Nijas Lena dhuroi një magji tjetër në ruletin e penaltive, aty ku në manirin e golashënuesve të mëdhenj, përmes stilit panenka arriti që të mposht portierin Riste Jankov, duke paralajmëruar kthesën e madhe dhe fitoren e Struga Trim Lum.

Çfarë mjeshtrie…..Nijas Lena dhe panenka e tij që riktheu Strugën dhe paralajmëroi kualifikimin

Çfarë mjeshtrie…..Nijas Lena dhe panenka e tij që riktheu Strugën dhe paralajmëroi kualifikimin

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Nijas Lena ekzekutoi goditjen e 5-të, kur falë finalizimit perfekt, për herë të parë bëri që Struga Trim Lum të avansojë në ruletin e penaltive. Falë golit të tij skuadra strugane avansoi me shifrat 3:2, që në fund të shënojë fitore 4:3.

Përveç Lenës, të saktë te Struga Trim Lum ishin edhe Marjan Altiparmakovski, Agon Hani dhe Klisman Cake.

 

RULETI I PENALTIVE

STRUGA TRIM LUM

SILEKSI

F. TAIRI                                 X G SILJANOVSKI OK
A. RISTEVSKI X M. TOSHESKI OK
M. ALTIPARMAKOSKI OK P. PETKOVSKI X
A. HANI OK B. TRAJKOVIÇ XX
N. LENA OK D. DJORDJEVIÇ OK
K. CAKE OK H. PECOV X

Leave a Reply