Darboe golashënuesi më i mirë, por ja kush janë  asistuesit më të mirë në LPFMV

Dembo Darboe është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, FC Shkupi. Darboe është golashënuesi më i mirë i 9-të xhirove të para në elitën e futbollit vendor, ku ka shënuar plotë 10 gola, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohoë kur janë në pyetje asistuesit më të mirë në ligë, dyshja e parë vjen nga rradhët e Shkëndijës. Fjala është për Besart Ibraimin dhe Lupçe Dorievin, të cilët në 9 xhirot e para kanë realizuar nga 4 asistime.

Që të dy janë edhe ndër golashënuesit më të mirë te Shkëndija, me Ibraimin që ka shënuar 8 gola, teksa Doriev 3.

TOP5 i asistimeve mbyllet me Fredy Alvarez të FC Shkupit, Argjent Gafurin e Renovës dhe Angelçe Timovskin e Sileksit. Që të tre këta futbollistë kanë dhënë nga 3 asiste në ndeshjet e deritanishme me skuadrat e tyre.

Leave a Reply