Plas te Barcelona, 4 futbollistë dalin kundër Messit!

Plani i presidentit Bartomeu për të ulur pagat e futbollistëve në vitet e para të kontratave për t’i dhënë ato në vitet e fundit duket se nuk iu ka pëlqyer aspak futbollistëve të Barcelonës. Pjesa më e madhe e “katalunasve” nuk pranojnë një gjë të tillë, përfshirë këtu edhe futbollistin kryesor, si Lionel Messi.

Mirëpo ka edhe nga ata që kanë pranuar diçka të tillë.

Ter Shtegen dhe De Jong ishin të parët që e pranuan këtë gjë, por grupit iu bashkuan edhe mbrojtësit Pike e Lengle.

Ditën e djeshme ishte parashikuar një takim mes palëve për të biseduar diçka të tillë, por ai takim dështoi dhe Barcelona iu ka dërguar thjesht një dokument futbollistëve për t’ju kërkuar që të jenë bashkëpunues, transmeton “albeu”.

Në ditët e ardhshme pritet që të ketë bisedime mes palëve, por duket se Bartomeu ka një tjetër problem për të zgjidhur.

Leave a Reply