Marcelo në janar largohet nga Reali i Madridit!

Real Madrid po përgatitet të bëjë një revolucion në rradhët e veta, teksa po mendon të lë të lirë disa futbollistë, tek të cilët nuk do të mbështetet trajneri Zinedin Zidane. I pari që pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, është braziliani, Marselo.

Edhe pse gëzon ende besimin e Zidane, braziliani nuk është në formën e duhur dhe Perez është i gatshëm ta shesë atë.

Interesim për Marcelon kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Milani, me “Biankonerët” që shihen favoritë për për firmën e brazilianit 32-vjeçar.

Leave a Reply