Besar Iseni kalon në epërsi FC Shkupin (VIDEO)

Besar Iseni ka kaluar në avantazh FC Shkupin në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në elitën e futbollit vendor kundër Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i “bardhekaltërve” nga Çairi shfrytëzoi në maksimum gabimin e mbrojtësit Karçevski, i cili në tentativë për të kthyer një top për portierin Bozhinovski, gaboi duke i dhënë mundësinë Isenit për të shënuar golin e parë të këtij takimi, që po zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Epërsi kjo e merituar për skuadrën Umit Karan, që thuajse gjatë gjithë ndeshjes ishte kundërshtarë më i mirë se Sileksi, që në anën tjetër në asnjë rast nuk ka rrezikuar gjatë këtyre 60-të minutave lojë portierin vendas Naumovski.

 

Leave a Reply