Interi harron humbjen nga Milani, rikthehet te fitorja (VIDEO)

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar. “Zikaltërit” e Antonio Konte në kuadër të javës së 5-të mundën Xhenoan në udhëtim me rezultatin 2:0, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me “zikaltërit” që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukakun në minutën e 64-të dhe D’Ambrozion në minutën e 80-të.

Më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3-të me 10 pikë pas 5 javëve, ndërsa Xhenoa e Goran Pandev dhe Valon Behramit zbret në vendin e 15-të me vetëm 4 pikë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply